Social Icons

воскресенье, 14 апреля 2013 г.

Aksioni simbolik i VV-së: “Këtu banon një hajn!”




Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot aksionin simbolik "Këtu banon një hajn!", duke vendosur tabela që tregojnë drejtimin se nga gjenden banesat e kryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik. Këto tabela u vendosën në ndërtesat ku banojnë Hashim Thaçi dhe ministri, Besim Beqaj.
"Jemi këtu përballë vendit ku banon përkohësisht, derisa të ndërtohet shtëpia e tij luksoze, kryehajni dhe kryenegociatori i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, po i udhëheq e përkrah edhe hajnat tjerë, Bajram Rexhepin e Besim Beqajn. I pari, ministër i skandaleve e i keqpërdorimeve milionëshe ne MPB, i dyti, si shpronësues i qytetarëve të Kosovës, apo shitës i pasurisë publike e shoqërore përmes tenderëve të dyshimtë”, ka thënë aktivisti Frashër Krasniqi.
Sipas komunikatës së VV-së, të lëshuar pas kësaj ngjarjeje, përmes procesit të privatizimit, qeveritarët “po e shesin dhe po e vjedhin Kosovën duke i bërë milionat për vete”
Distribucioni i Kosovës, u shit për vetëm 26 milionë euro, apo për 2 km asfalt. Përmes këtij privatizimi, u kalua nga monopoli shtetëror në monopol privat, me pretekstin e ekonomisë së tregut të lirë, apo siç shprehen ata vetë “ekonomisë së lirë të tregut. 75 për qind të aksioneve të PTK-së, apo më saktësisht, pjesa fitimprurëse e PTK-së, po shitet për 242 milion euro, apo rreth 25 kilometra asfalt. Në të njëjtën rrugë po shkon edhe gjiganti metalurgjik i Kosovës, Trepça.
Në rast se në Trepçë do të investoheshin vetëm 200 milion euro, ajo do t’i krijonte rreth 10.000 vende të reja pune nëpër sektorët përkatës që kanë të bëjnë me xehet e industrinë. Por jo! Ky investim nuk do të bëhet nga këta qeveritarë, ngase qëllimi i tyre nuk është rigjenerimi i publikes, rritja e prodhimit dhe zhvillimi ekonomik, por shkatërrimi i ndërmarrjeve dhe privatizimi i tyre.
Përmes këtyre proceseve të dëmshme, këta po e shesin e po e vjedhin Kosovën. Po i bëjnë milionat për vete, përderisa arka shtetërore po zbrazet.
Meqë Qeveritarët tanë janë sinonim i hajnisë, ne e vendosëm këtë shenjë “Këtu banon një hajn”, tek banesa e shefit të tyre, për të vazhduar edhe tek të tjerët me radhë”, thuhet në komunikatë

Kina njofton raste të reja të gripit të shpendëve


Kina njoftoi rastin e dytë të gripit të shpendëve në një provincë të re, në perëndim të zonës ku ka qënë e përqëndruar sëmundja.

Agjencia Xinhua e lajmeve tha se dy raste të sëmundjes u njoftuan sot në provincën qendrore të Henanit. 

Deri dje, kur rasti i një shtatë vjeçareje u njoftua në kryeqytetin Pekin, përhapja e virusit H7N9 ishte përqëndruar përreth qytetit lindor të Shangait, qindra kilometra larg.

Michael O'Leary, kreu I Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kinën tha sot se përpapja e virusit vdekjeprurës në pjesë të tjera të vendit nuk është çudi dhe pritej.

11 vetë kanë vdekur në Kinën lindore që kur virusi u njoftua për here të pare muajin e kaluar. Virusi besohet të tranmetohet nga shpendët tek njerëzit, duke shkaktuar asgjesime dhe kufizime në tregëtinë e tyre.

Ekspertët shqetësohen nse versioni i ri i gripit të shpendëve mund të bëhet më ngjitës dhe të shkaktojë një epidemic, megjithëse OBSH-ja thotë se deri tani nuk ka prova që virusi të përhapet mes njerëzve.

Meta: Shkarkimet, politike



Në një takim me strukturat lokale në qytetin e Fierit kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se shkarkimet në administratë janë tërësisht politike dhe se që të gjithë do rikthehen. “Është përgjegjësia ime, i siguroj të gjithë ata që ndeshen me këtë hakmarrje primitive politike që më datë 24 qershor do të rikthehen atje ku ka qenë. Angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me mbështetësit e LSI-së, por me të ardhmen europiane të vendit”, tha Meta.
Meta komentoi edhe përpjekjen e Partisë Demokratike për të ndryshuar anëtarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Sikurse tregojnë zhvillimet më të fundit, sidomos ndërhyrjet e paligjshme dhe anti-kushtetuese në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rotacioni bëhet i domosdoshëm”, shtoi kreu i LSI-së, transmeton TCH

Qeveria, 4.5 milionë euro për komunat në Maqedoni



Me mjete në vlerë prej rreth 4.5 milionë euro, Qeveria do të përkrahë këtë vit zhvillimin e infrastrukturës publike në mjediset rurale, zhvillimin e fshatrave dhe ruajtjen dhe avancimin e vlerave tradicionale në mjediset rurale.raporton zhurnal
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjiev, sipas të cilit, shuma e ndarë këtë vit është për dy herë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar.
Për thithjen e mjeteve për projektet nga kjo sferë, komunat do të mund të aplikojnë në maj, ndërsa Qeveria do të mbulojë 100 për qind nga vlera e përgjithshme e projektit.
Vlera maksimale e projekteve me të cilat një komunë do të mund të aplikojë për këto mjete nuk duhet të jetë më e lartë se 20 milionë denarë.
Shfrytëzues të mjeteve mund të jenë komunat, në territorin e të cilave gjendet vendbanimi rural.

Respektimi i Ligjit për duhanin kërkon kohë




Ligji i ri i miratuar në Kuvendin e Kosovës më 4 prill të këtij viti ndalon pirjen e duhanit 100 për qind në hapësira publike. Ligji për kontrollin e duhanit ka qenë në fuqi, mirëpo asnjëherë nuk është zbatuar në vendin tonë, për shkak se hapësirat e ndara prej 30 për qind, ku lejohej tymosja, dhe 70 për qind, ku ndalohej duhani, në të njëjtin ambient të mbyllur nuk ka funksionuar. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa të rinj lidhur me atë se sa do të respektohet Ligji për kontrollin e duhanit, i cili ndalon 100 për qind tymosjen në vendet e mbyllura publike.Arianit Berisha thotë se kjo do të ndodhë pas shumë vjetësh ndoshta, e jo tash, edhe pse ligji është në fuqi.
“Mbas shumë viteve. Tash nuk e besoj se do të zbatohet ligji. Janë mësuar njerëzit të pinë duhan në ambiente të mbyllura dhe duhet të ndërrojë mentaliteti së pari, pastaj të respektohet ligji 100 për qind”, mendon Arianiti.
Edhe Miranda Ibrahimi pohon se të rinjtë tymosin shumë duhan, andaj duhet kohë deri në zbatimin e ligjit 100 për qind.
“Ndoshta pas një kohe. Të rinjtë e përdorin shumë duhanin, andaj është problem të respektohet ligji”, thotë Miranda.
Saranda Rexhaj gjithashtu nuk beson fort se ky ligj do të respektohet, pasi shumë të rinj tymosin cigare, kurse Krenar Kryeziu, edhe pse duhanpirës, thotë se ligji duhet të respektohet.
“Duhet të respektohet ligji. Nuk është i dobishëm duhani. Sa e respektojnë, nuk e di, por unë mendoj se duhet ta respektojnë”, u shpreh ai.
Shqetësuese mbetet sidomos tymosja e duhanit nga femrat shtatzënë. Nga një studim që ka bërë OBSH-ja për pirjen e duhanit, thuhet se 20.9 për qind e grave shtatzëna tymosin duhan dhe 53 për qind e të sapolindurve janë të ekspozuar ndaj duhanit.
Mendimin e saj për pirje ose ndalim të duhanit në hapësira të mbyllura publike e jep edhe Fatmire Ademaj:
“Unë mendoj se nuk do të respektohet, sepse jemi një popull që nuk jemi të vetëdijesuar shumë. Kjo është vërejtur edhe prej shumë ligjeve tjera që kanë hyrë në fuqi dhe nuk respektohen”.
Në një tjetër hulumtim të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka dalë se rreth 82 për qind e atyre që kurrë nuk kanë tymosur duhan dhe 95 e atyre që tash tymosin duhan, janë të ekspozuar ndaj thithjes pasive të tymit të duhanit.
Besnik Llugaxhiu thotë ta ketë mirëpritur Ligjin për kontrollin e duhanit, në mënyrë që të mbrohet shëndeti.
“Kjo varet nga inspektorët, megjithatë nuk mendoj se do të respektohet 100 për qind. Kohëve të fundit edhe Oda Ekonomike ka reaguar dhe nuk mendoj se do të gjejë përkrahje. Ne po e shohim që në çdo vend ku hyn, ka tym duhani. Përndryshe, unë e kam mirëpritur Ligjin kundër duhanit, sepse duhani dëmton shëndetin”, tha Besniku.
Por, Edon Maloku, 22 vjeç, student i Fakultetit Ekonomik, shpreh dyshime se do të respektohet ky ligj: “Mirë do të ishte sikur të respektohej , pasi që ka shumë njerëz që nuk e pinë, edhe të gjithë e dimë që i bën dëm shëndetit. Por, nuk e di a do të respektohet ligji nga shoqëria?!".
Mehmet Avdyli thotë se ligjin duhet ta respektojnë të gjithë, në të kundërtën lindin probleme mes lokaleve afariste.
“Mendoj që po, por problemi është që lokalet afariste do të kenë problem. Ata që tymosin duhan, nuk do t'i frekuentojnë lokalet ku nuk pihet duhan, dhe nëse ndonjë lokal tjetër lejon, atëherë do të kenë probleme mes vete”, thotë Mehmeti.
Por, se nevojitet kohë derisa ligji të respektohet, ky është një fakt që e përmend edhe e reja Bertina Zeqiri: “Nëse ligji ka hyrë në fuqi, duhet të respektohet. Është për të mirën e gjithëve, por mendoj se duhet kohë”.
Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se rreth 500 mijë njerëz në vendin tonë e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-ve me të njëjtën monedhë





Rusia ka publikuar një listë prej 18 zyrtarësh amerikanë, të cilëve u ndalohet të hyjnë në vend, në një kundërpërgjigje të një akti të njëjtë të ndërmarrë të premten nga autoritetet amerikane. Në një deklaratë, Moska e konsideronte lëvizjen e SHBA-ve si një shantazh ndaj Rusisë dhe një goditje për marrëdhëniet e të dy vendeve.
Departamenti i Thesarit shpalli listën e tij me 18 shtetasit rusë që u pengohet hyrja në SHBA, pas miratimit të një ligji të quajtur “Magnitsky”, sipas emrit të një avokati, të vdekur në rrethana të dyshimta në një burg siberian në vitin 2009. Në listë përfshiheshin disa prej zyrtarëve të akuzuar prej Magnitskyt për korrupsion dhe disa zyrtarë të tjerë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
Megjithatë, disa zyrtarë të lartë, pjesë e rrethit të presidentit Putin, kundër parashikimeve, nuk u përfshinë në listën “Magnitsky”. Përsa i përket listës ruse të “non gratave”, në të përfshihen dy zyrtarë të administratës Bush, të cilët janë akuzuar për metodat “e ashpra” të marrjes në pyetje dhe dy ish-drejtues të burgut të Guantanamos. Për Rusinë, secili prej shtetasve që i pezullohet hyrja në vend janë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime të tjera të ngjashme

Kryeministri Thaqi ngushllon familjen Hysa





Me rastin e vdekjes së poetit Bedri Hysa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Hysa.


Në telegramin  e ngushëllimit thuhet: 

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e poetit dhe punëtorit shumëvjeçar të kulturës, Bedri Hysa.

Vdekja e poetit Bedri Hysa është humbje për familjen tuaj, për kulturën dhe letërsinë shqipe, së cilës i dha një kontribut të shquar.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më të thella.

Hoxhaj viziton Gjermanine






Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Berlin, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri Hoxhaj do të takohet me ministrin Westerwelle, ku do të diskutohet për zhvillimet ndërkombëtare rreth Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset e tjera të rëndësishme, me theks të veçantë proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë të lartë të shtetit gjerman si dhe me personalitete të cilat po japin kontribut të madh për avancimin e proceseve shtetndërtuese e integruese të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së gjithanshme të Gjermanisë për Republikën e Kosovës, si dhe do të shpreh përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të shtetit të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të prezantojë Republikën e Kosovës edhe në aktivitete të tjera politike dhe akademike të nivelit të lartë, ku do të diskutohet për proceset integruese të rajonit në mekanizmat euroatlantik.

Krasniqi: Privatizimi i PTK-se ishte i parregullt





Prishtina zyrtare nuk duhet të ngutet në raport me bisedimet, dhe as të lëshojë pe, qoftë edhe për të arritur marrëveshjen, ndërsa, Beogradi duhet të ndryshojë rrënjësisht kursin e politikës. Kështu mendon kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili gjatë një bisede për “Zëri” është treguar më opozitar se shumica e anëtarëve të partive opozitare në Kosovë.

Ai mbron qëndrimin e tij se partitë politike janë të lidhura me biznese të mëdha në Kosovë, ndërsa si argument sjell faktin se biznese të caktuara në Kosovë i ikin tatimit duke “injoruar” arkat fiskale, ndërsa bizneseve të vogla, siç thotë ai, iu bëhet presion që ta marrin këtë pajisje.

I pari i Kuvendit është treguar i ashpër edhe për mënyrën se si është shitur PTK-ja. Ai thotë se i tërë procesi ishte me parregullsi që nga fillimi e deri në hapje të ofertave, përfshirë edhe çmimin. “Organet e ndjekjes dhe hetuesisë në të ardhmen kanë punë për të verifikuar se si është bërë ky privatizim”, nënvizon ai.

Ish-sekretari i PDK-së, që ka hequr dorë nga pozita e anëtarit të Kryesisë, thotë se është duke biseduar me persona të caktuar për të gjetur forma të reja të organizimit politik. Ai thotë se ndryshimi i statutit të partisë, me ç’rast Kadri Veseli kaloi në pozitën e zëvendëskryetarit nga pozita e nënkryetarit, është bërë në mënyrë të parregullt.

“Vetëm Kongresi mund ta ndryshojë statutin dhe atë pas një debati. As Kryesia dhe as Këshilli Drejtues”, shprehet ai.

Thaqi: S'ka dialog te drejtperdrejt me Serbine







 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të dielën se ende nuk ka ndonjë lëvizje sa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë. 
Thaçi ka theksuar se pas refuzimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nga ana serbe, tash e tutje gjithçka varet nga ndërmjetësuesja e dialogut baronesha Ashton.
“Adresa për çdo përgjigje është në Bruksel dhe konkretisht te baronesha Ashton. Të tjera negociata nuk do të ketë, tjetër adresë nuk do të ketë dhe dialog të drejtpërdrejtë nuk do të ketë”, ka thënë Thaçi, pas promovimit të librit "Vitet me Tony Blair", të autorit Alastair Campbell.
Kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë zërat se ndërmjetësues i ri në dialogun Kosovë - Serbi, mund të jetë komisionari për Zgjerim Stefan Fyle.
“Adresa ndërmjetësuese ka qenë Brukseli, ka qenë baronesha Ashton dhe Kosova do ta mbështesë këtë proces të udhëhequr nga baronesha Ashton. Idetë e tjera, nuk kanë ndonjë validitet, nuk kanë ndonjë qasje serioze dhe është vetëm pretendim për zvarritje apo manovrim diplomatik nga ana e Serbisë".
"Nëse ka diçka Beogradi për të prezantuar, duhet të prezantohet në Bruksel dhe konkretisht te baronesha Ashton, e cila e ka mbështetjen e plotë të të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Por, mirëpresim mbështetjen e gjithë faktorëve relevant në Bruksel dhe garancinë gjithmonë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, ka deklaruar Thaçi, transmeton REL.
Mediat në Beograd, duke u mbështetur në burime diplomatike kanë shkruar se ndërmjetësues i ri në dialogun Kosovë - Serbi, me gjasë, do të jetë komisionari për Zgjerim Stefan Fyle.
Në mediat serbe është thënë se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e ka përfunduar rolin e saj të ndërmjetësueses në dialogun Beograd – Prishtinë, ndërsa Stefan Fyle, edhe më herët ka treguar interesim për këtë rol.
Analistët politikë në Prishtinë, konsiderojnë se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë pasi që Brukseli zyrtar e ka lidhur shumë ngushtë procesin e bisedimeve Kosovë - Serbi me integrimet evropiane.
Analisti Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED, zëvendësimin e  mundshme të baroneshës Ashton me komisionarin për Zgjerim, Stefan Fyle, në dialogun Prishtinë - Beograd ka thënë se e sheh në këtë mënyrë:

Rama: Albini e ka bojkotuar gjithë botën



Refuzimin e ftesës së Kreut të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, nga ana e Vetëvendosjes për takimin e sotëm në Prishtinë me temë “Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit”, Rama e ka cilësuar si “gabim të madh politik”.
Por, pavarësisht kësaj, Rama ka thënë se refuzimi i ftesës nuk e ka mërzitur, sepse - sipas tij - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje "e ka bojkotuar gjithë botën".
“Albini e ka bojkotu gjithë botën. Unë jam shumë i vogël për tu mërzit nga ai”, tha Rama.
Kryesocialisti Rama e ka vlerësuar lart Kurtin, të cilin e ka quajtur intelektual të rrallë të shqiptarëve.
“Albini është intelektual që unë e çmoj shumë, është intelektual i rrallë për botën shqiptare, prandaj si intelektual i takon të bëjë vetëm gabime të mëdha. Ai nuk mund të bëjë gabime të vogla politike”, ka thënë Rama, transmeton KP.
Gjatë ditës Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një deklarate për mediat kishte treguar se refuzon ftesën e kreut të PS-së, Edi Rama, për shkak të qëndrimit të tij pro dialogut, vlerësimit të qeverisë së Thaçit, qëndrimit për 21 janarin e koalicionit me LSI dhe qëndrimin e socialistëve për nacionalizimin.
“Rreshtimi dhe elozhet për kah Kryeministri aktual i Kosovës, si dhe partia të cilën ai drejton, na bën me dije se një keqkuptim i madh qëndron në mes. Të mbështetësh sot, pa nevojë, dialogun e padrejtë politik midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe të afirmosh një forcë politike e cila e ka futur Kosovën në një qorrsokak politik, ekonomik dhe shtetëror, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit, do të thotë qëndrim në të kundërt të interesit të Kosovës dhe atij kombëtar. Në ditën kur populli në Kosovës solidarizohej me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes një demonstrate masive, PDK-ja e kryeministrit Thaçi mbante Konventën e vetë të Gjashtë Zgjedhore ku u profilizua si parti e djathtë me parullën \'Familja, Prona, Shteti\' dhe në të cilën z. Rama mori pjesë e thuri lavde për Thaçin”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes.