Social Icons

Teknologji


Qysh Me i Ndalu Aplikacionet Virale që Shpërndajnë Linqe në Facebook?


facebook-viral
Kohëve të fundit në Facebook janë përhapur në mënyrë virale disa linqe shumë bezdisëse që po bëjnë gjiron e tyre nëpër News Feed-in e secilit prej nesh. Edhe pse në shumicën e rasteve linqet kanë tituj absurd të tipit “Një nxënës vret veten dhe më pas shokët e tij (VIDEO)” , ato vazhdojnë të klikohen dhe të përhapen.Nëse e keni lejuar aplikacionin t’i qaset profilit tuaj, atëherë linqet do të vazhdojnë të postohen në Timeline-in tuaj deri sa nuk e largoni aplikacionin nga profili juaj.
Për ta larguar aplikacionin klikoni te Settings->Privacy Settings:qysh-1
Në anën e majtë zgjedhni opcionin Apps, aty do t’i shihni të gjitha aplikacionet që i keni lejuar të ju qasen të dhënave të profilit tuaj. Gjeni aplikacionin që i shfaq linqet dhe klikoni Edit.
*Aplikacionin 9GAG është marr vetëm si shembull për ilustrimqysh-2
Dritarja e radhës tregon kur e keni përdorur aplikacionin për herë të fundit, kush mund t’i sheh postimet e bëra, në cilat informata ka qasje aplikacioni, kur mund t’i qaset këtyre informatave, etj.qysh-3
Për ta fshirë aplikacionin, klikoni Remove app dhe vendosni tikun te Dellete all…
qysh-4
Nëse dëshironi ta mbani aplikacionin, atëherë te Visibility of app mund të zgjedhni opcionin Only Me në mënyrë që  postimet që i bën aplikacioni t’i shihni vetë ju dhe mos t’i bezdisni shokët me postime të tilla.qysh-5




Qysh me kontribu ne Wikipedia?


Wikipedia është një prej resurseve më të mira në internet për informim nga fusha të ndryshme, dhe mundësia e saj e hapur për të kontribuar me miliona njerëz në të, e bëjnë atë edhe më të fuqishme. Mungesa e përmbajtjeve në shqip është një shqetësim dhe kjo natyrisht dihet se është një prej arsyeve se pse po organizohet WikiAcademy Kosovo. Një prej formave si kemi vendosur të mbështesim ngjarjen është përgaditja e disa këshillave sesi mund të shkruani një artikull të ri në Wikipedia, si mund të editoni dhe plotësoni përmbajjte, si të përktheni, etj.
Natyrisht nëse kërkoni në Google, apo çfarëdo motori tjetër kërkues, “How to write an article for Wikipedia” ju do të gjeni të gjitha informacionet që ju duhen, megjithatë sistemi dhe grumbullimi i këtyre informacioneve në shqip nuk i bënë dëm askujt.

Artikulli juaj i parë në Wikipedia

Një prej hapave të parë që duhet të bëni është regjistrimi për një llogari në Wikipedia, ku ju zgjidhni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, por gjithnjë ekziston mundësia që ata që nuk dëshirojnë të regjistrohen të dërgojnë artikujt e tyre për rishikim dhe publikim prej të tjerëve.
Wikipedia thot se para se të filloni të publikoni diçka të re është mirë të provoni të editoni disa artikuj ekzistues për të shikuar platformën, dhe natyrisht vizita tek pjesa Wikiepdia Tutorialështëmjaft e dobishme për të mësuar hapat bazik të editimit.
Para se të filloni të shkruani ndonjë gjë të re mos harroni të kërkoni së pari në Wikipedia, vetëm për tu siguruar se mos nuk ekziston artikuli i njëjtë. Nëse është aty, atëherë kontriboni në atë artikull. Fundi i fundit, ajo çka e ka sjellë Wikipedia’n në këtë pike është suksesi i bashkëpunimit të njerëzve.
Mblidhni referenca që mund të shfrytëzohen edhe si burim i informacionit e edhe si elemente për të ngritur peshën e artikullit tuaj. Referimi në blogje, ueb faqe personale, YouTube e Facebook nuk konsiderohen të besueshme. Ka vende ku mund të kërkohen burimet, duke përfshirë edhe biblotekën, madje edhe atë biblotekën e ftoht të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Kur shkruani për individë/njerëz, keni kujdes që të përdorni referenca adekuate, përndryshe nëse ka përmbajtje negative apo kontroverse, artikulli mund të fshihet.
Kërkoni komente/feedback nëaritkullin tuaj. Ju mund të kërkoni feedback në artikuj që dëshironi të krijoni, duke përfshirë Talk Page të një WikiProjekti apo Teahouse.
Tentoni të krijoni artikullin tuaj të parë në hapësirën tuaj. Si përdorues i regjistruar ju fitoni hapësirën tuaj, dhe aty mund të filloni shkrimin, apo në një nën-faqe, duke i dhënë formë, duke marrë feedback, e më pas duke e shfaqur në pjesën “live” të Wikipedia, kur të jetë gati. Keni parasysh këto këshilla para se të ecni tutje në Wikipedia, e natyrisht mos harroni të hulumtoni e të lexoni edhe vet, dhe prisni edhe këshilla tjera prej nesh në ditët në vazhdim.

Комментариев нет:

Отправить комментарий