Social Icons

воскресенье, 14 апреля 2013 г.

Hoxhaj viziton Gjermanine






Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Berlin, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri Hoxhaj do të takohet me ministrin Westerwelle, ku do të diskutohet për zhvillimet ndërkombëtare rreth Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset e tjera të rëndësishme, me theks të veçantë proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë të lartë të shtetit gjerman si dhe me personalitete të cilat po japin kontribut të madh për avancimin e proceseve shtetndërtuese e integruese të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së gjithanshme të Gjermanisë për Republikën e Kosovës, si dhe do të shpreh përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të shtetit të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të prezantojë Republikën e Kosovës edhe në aktivitete të tjera politike dhe akademike të nivelit të lartë, ku do të diskutohet për proceset integruese të rajonit në mekanizmat euroatlantik.

Комментариев нет:

Отправить комментарий