Me mjete në vlerë prej rreth 4.5 milionë euro, Qeveria do të përkrahë këtë vit zhvillimin e infrastrukturës publike në mjediset rurale, zhvillimin e fshatrave dhe ruajtjen dhe avancimin e vlerave tradicionale në mjediset rurale.raporton zhurnal
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjiev, sipas të cilit, shuma e ndarë këtë vit është për dy herë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar.
Për thithjen e mjeteve për projektet nga kjo sferë, komunat do të mund të aplikojnë në maj, ndërsa Qeveria do të mbulojë 100 për qind nga vlera e përgjithshme e projektit.
Vlera maksimale e projekteve me të cilat një komunë do të mund të aplikojë për këto mjete nuk duhet të jetë më e lartë se 20 milionë denarë.
Shfrytëzues të mjeteve mund të jenë komunat, në territorin e të cilave gjendet vendbanimi rural.
Комментариев нет:
Отправить комментарий