Social Icons

Sport


Klopp: Mourinho nuk i pa dobësitë tona




Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka thënë se homologu i tij te Real Madridi, Jose Mourinho, u largua nga stadiumi para se ekipi i tij t’i tregojë dobësitë e veta në ndeshjen ndaj Greuther Furthit, që përfundoj me rezultat 6-1.
Meqenëse Los Blancos do të përballen me klubin gjerman në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, strategu portugez vendosi që të shkojë ta përcjellë një ndeshje të rivalit. Ai ishte i pranishëm pothuajse gjatë tërë ndeshjes, por u largua nga stadiumi kur rezultati ishte 5-0.
“Ne nuk jemi në një situatë ku duam të luajmë mirë për Mourinhon. Ai sigurisht se ka marrë disa përshtypje, të cilat nuk do të mund t’i përdorë për dy javë, sepse çdo gjë do të jetë ndryshe”.
“Ai u largua pasi rezultati u bë 5-0 dhe nuk arriti t’i shohë dobësitë tona. Por nëse ai dëshironte të mësonte nëse Mario Goetze mund të luajë në anën e majtë, ai mund të më thërrasë mua”, ka thënë Klopp për Sky Sports.




Shkëlqimi i Ronaldos



Real Madridi ka regjistruar fitore bindëse prej 3-0 si mysafir i Athletic Bilbaos në Estadio San Mames.

Po zhvillohej minuta e dytë e takimit kur Cristiano Ronaldo lëshoi një supergoditje nga gjuajtja e lirë, e cila u ndal në rrjet.
Në vazhdim të pjesës së parë nuk pati gola, ndërsa edhe skuadra vendase arriti të kthehej në lojë.
Në fraksionin e dytë, ishte sërish CR7 futbollisti që shënoi pas ekzekutimit të gjuajtjes së lirë nga Xabi Alonso (68’). Ky ishte goli i 50-të sezonal në të gjitha garat për 28-vjeçarin.
Portugezi ishte i përfshirë edhe në golin e tretë të Los Blancos, duke qenë se ai dërgoi asistimin te golashënuesi Gonzalo Higuain (76’).
Real Madridi mbetet në minus 13 pikë kundrejt Barcelonës, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar në La Liga.


Santana dëshiron të largohet nga Dortmundi




Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Felipe Santana, ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në verë, sepse ndihet i pakënaqur që luan vetëm kur Matts Hummels ose Neven Subotic janë të lënduar.
“Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë në verë. Është vështirë të përballem me faktin që unë luaj vetëm kur Mats ose Neven janë të lënduar dhe ëndrra ime është që të luaj për Brazilin në Kupën e Botës”.
“Agjenti im po bën gjithçka. Kur të përfundojë sezoni, do të diskutojmë me drejtorin sportiv, Michael Zorc, për atë që është më së mirë për të dyja palët”, është shprehur Santana.

Комментариев нет:

Отправить комментарий