Social Icons

воскресенье, 14 апреля 2013 г.

Krasniqi: Privatizimi i PTK-se ishte i parregullt





Prishtina zyrtare nuk duhet të ngutet në raport me bisedimet, dhe as të lëshojë pe, qoftë edhe për të arritur marrëveshjen, ndërsa, Beogradi duhet të ndryshojë rrënjësisht kursin e politikës. Kështu mendon kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili gjatë një bisede për “Zëri” është treguar më opozitar se shumica e anëtarëve të partive opozitare në Kosovë.

Ai mbron qëndrimin e tij se partitë politike janë të lidhura me biznese të mëdha në Kosovë, ndërsa si argument sjell faktin se biznese të caktuara në Kosovë i ikin tatimit duke “injoruar” arkat fiskale, ndërsa bizneseve të vogla, siç thotë ai, iu bëhet presion që ta marrin këtë pajisje.

I pari i Kuvendit është treguar i ashpër edhe për mënyrën se si është shitur PTK-ja. Ai thotë se i tërë procesi ishte me parregullsi që nga fillimi e deri në hapje të ofertave, përfshirë edhe çmimin. “Organet e ndjekjes dhe hetuesisë në të ardhmen kanë punë për të verifikuar se si është bërë ky privatizim”, nënvizon ai.

Ish-sekretari i PDK-së, që ka hequr dorë nga pozita e anëtarit të Kryesisë, thotë se është duke biseduar me persona të caktuar për të gjetur forma të reja të organizimit politik. Ai thotë se ndryshimi i statutit të partisë, me ç’rast Kadri Veseli kaloi në pozitën e zëvendëskryetarit nga pozita e nënkryetarit, është bërë në mënyrë të parregullt.

“Vetëm Kongresi mund ta ndryshojë statutin dhe atë pas një debati. As Kryesia dhe as Këshilli Drejtues”, shprehet ai.

Комментариев нет:

Отправить комментарий